𝐊𝐎𝐌𝐏𝐉𝐔𝐓𝐄𝐑𝐈 𝐍𝐔𝐊 𝐍𝐉𝐄𝐇 𝐌𝐈𝐊!

𝐁𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢 𝐧𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦, 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞𝐬𝐢 𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞, 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞𝐬𝐢 𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐢𝐦. Në anglisht i thonë “First in – first out”. Në shqip do ishte “I pari në rradhë – i pari në shërbim”. Pra nëse një punonjës i zyrës së Kadastrës ka në përpunim 5 aplikime të ndryshme nga qytetarët, tashmë ai nuk mund të zgjedhë të mbarojë më shpejt atë që i pëlqen, apo që e ka komshi, apo shokun e çunit; 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐧 𝐭𝐞 𝐞𝐯𝐚𝐝𝐨𝐣𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐨𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐚 𝐞𝐯𝐚𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞 𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐢𝐧. Ky është rregullimi i fundit që u aplikua në sistemin e shërbimeve kadastrale. Ka rreth një muaj që funksionon dhe ka dhënë rezultatet e veta në përmirësimin e kohës së dhënies së shërbimeve. Zbatimi këtij rregulli, na nxorri në dukje një problem të ri. Deri dje, nëse kishe një emergjencë, mjaftonte miku në hipotekë që ta mbarojë hallin brënda ditës. Tashmë, me sistemin e ri, s’kishte zot të të bënte derman për ta nxjerrë jashtë rradhe, sepse siç e kam thënë edhe here tjetër, “kompiuteri nuk ha mik”. Sidoqoftë, problemi mbetej, pasi gjithmonë do të ketë qytetarë apo subjekte që, për një arsye apo një tjetër, kanë nevojë që të shërbehen jashtë rradhe. Për arsye nga më të ndryshmet, pjesmarrje nëpër tendera, kërkesa për kredi, afate të limituara, e deri të llojit dua të mbaroj punë deri neser sepse do iki në Amerikë pasneser. Në këto kushte u përgatit dhe, prej disa ditësh ka hyrë në funksionim, 𝐧𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐪𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐀𝐏𝐏 𝐝𝐦𝐭𝐡 “𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫”. Pra qytetari që ka nevojë ta përfundojë brenda 48 orësh, një shërbim normal me afat 10 ditor, tani mjafton që, gjatë plotësimit të procedurave të aplikimit, të përzgjedhë shërbimin APP dhe shërbimi do t’i jepet brenda 48 orësh. Natyrisht që ky shërbim ka një shtesë: 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞 𝐬𝐞𝐬𝐚 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥. Gjatë kësaj jave shërbimet e përshpejtuara janë aplikuar në sistemin e noterëve, të cilët mbulojnë afërsisht 50% të shërbimeve të qytetarëve. Kjo periudhë shërbeu edhe si periudhë prove për përmirësime dhe kolaudimin e procedurave. 𝐍𝐠𝐚 𝐣𝐚𝐯𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫, 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭. Me aplikimin e shërbimeve të përshpejtuara, 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐟𝐚𝐳𝐚 𝐞 𝐫𝐢𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟏-𝟐𝟎𝟐𝟐 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐚𝐬𝐢𝐨𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐧 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞. 𝐌𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟑 𝐪𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐠, 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐟𝐚𝐳𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫 𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐲𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭, 𝐤𝐮 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐢𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐜𝐢𝐥𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐚,ku nuk druhem të them se ka ende shumë për të bërë. ARTAN LAME

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: