𝐊𝐔𝐊𝐄𝐒, 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍 𝐏𝐑𝐎𝐂𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐏𝐀𝐉𝐈𝐒𝐉𝐄𝐒 𝐌𝐄 𝐀𝐊𝐓𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐄𝐒𝐈𝐄

𝐙𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐩𝐚𝐬 𝟑𝟐 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐬𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐭𝐨𝐤𝐞𝐬
Ligji 7501 i vitit 1991, përveç problematikave të krijuara në shumë zona të Shqipërisë, në Veri pati edhe veccanti të tjera. Në shumë zona të Veriut ky ligj nuk ka vepruar fare dhe fshatarët janë kthyer tek tokat e tyre të dikurshme, duke mos katur asnjë dokument për tokën e tyre.
Kjo ka bërë të pamundur pajisjen e tyre me dokument pronësie, situatë e cilia vijon ende. Mund të përmenden si të tilla, shumë zona në Kukës, Dibër, Malësinë e Madhe, Has, etj.
Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” parashikonte rrugëzgjidhje ligjore edhe për këto tipologji problematikash, duke parashikuar që, për këto zona, në mungesë të ndarjes së AMTP-ve, toka të ndahet fshatshe, duke u mjaftuar me dakordësinë e vetë fshatarëve që i disponojnë këto parcela toke me kufitaret e tyre; dhe, më pas me miratimin e tyre në Këshillat Bashkiake përkatëse.
Kjo mënyrë veprimi po eksperimentohet nga ana e Kadastrës në disa prej zonave të Veriut për të parë mënyrën e funksionimit të saj. Pikërisht ky proces ka fiulluar këtë fundjavë në Kukës për të vijuar më tej edhe në zona të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, bashkë me kryetarin e Bashkisë Safet Gjici organizuan një takim me banorët e fshatit Gostil, gjatë të cilit u sqarua procedura e re ligjore dhe filloi shpërndarja e dokumentacionit të tokës për secilin prej familjeve bujqësore. Fshati Gostil pranë Kukësit, është një prej fshatrave që prej 30 vjetësh pret zgjidhjen e problemit të tokës për rreth 140 familje dhe 600 parcela toke bujqësore.
Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.
𝐓𝐑𝐎𝐏𝐎𝐉𝐄, 𝐏𝐄𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐍 𝐃𝐈𝐗𝐇𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐊𝐈𝐕𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐕𝐄
𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐓𝐫𝐨𝐩𝐨𝐣𝐞𝐬 𝐢 𝐯𝐢𝐡𝐞𝐭 ç𝐞𝐥𝐬𝐢.
Po ashtu drejtori Artan Lame i ka vënë drynin edhe arkivës së dokumentave të trashëguara të drejtorisë së Tropojës, pasi ajo ka përfunduar digitalizimin dhe gjithçka ndodhet online. Lame: “Celësit të arkivit të Lushnjës që e mbyllëm në tetor, sot i bashkohet edhe çelsi i arkivës së drejtorisë së Tropojës”.
Janë 325 mijë fletë që dokumenta që u skanuan dhe 35.000 dosje pronash të kësaj Bashkie që u digitalizuan.
Dixhitalizimi i arkivit dokumentar të pronave të Tropojës, u krye në kuadër të një projekti të financuar nga Qeveria Shqiptare për dixhitalizimin e të gjithë arkivave.
Falë këtij procesi, tashmë të gjitha transaksionet e pronave do të kenë këto përmirësime:
– 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞
– 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭
– 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞
Tropoja me parqet Kombëtare natyrore është një zone ku turizmi malor po merr përparësi dhe ky proces do të ndihmojë në zhvillimin e tij duke lehtësuar transaksionet e pronësisë dhe sigurinë e tyre.
Qytetarët nuk do kenë më përballë sportelet e Kadastrës, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me nje klik do të kesh shkresën e poronës në telefonin personal.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: