AGJENSIA SHTETËRORE E KADASTRËS DREJTORIA VENDORE ASHK KUKËS
NJOFTIM PUBLIK
Date 28.07.2025
Drejtoria vendore e ASHK Kukës në zbatim të pikës 21 të VKM nr.1040 date 25.11.2020 ”Për përcaktimin e rregullave në zbatim të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit për ndërtimet pa leje” për vetdeklarimet e mëposhtme njofton poseduesit se duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Vendore ASHK-së dokumentacionet shoqëruese (çertifikatë familjare të datës së deklarimit dhe numër kontakti për të mundësuar evidentimin në terren).
Nëse poseduesi nuk dorëzon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga njoftimi, drejtoria vendore pezullon pocedurën administrative të legalizimit. Drejtoria vendore e ASHK-së vendos përfundimisht moslegalizimin e ndërtimit, kur këto akte nuk dorëzohen brenda 1 (një) viti nga data e pezullimit të procedurës administrative. Bashkëlidhur po ju vendosim në dispozicion listen e subjekteve
