Miratohet VKM nr. 546, datë 01.10.2025 – 1.2 miliardë lekë për kompensimin e pronarëve dhe përfitime të reja për qytetarët me objekte të legalizuara

Miratohet VKM nr. 546, datë 01.10.2025 – 1.2 miliardë lekë për kompensimin e pronarëve dhe përfitime të reja për qytetarët me objekte të legalizuara
Në mbledhjen e datës 1 tetor 2025, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 546, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet tashmë të legalizuara.

Ky vendim sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët:
435 qytetarë, të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi banesën dhe truallin ku ajo ngrihet.
Nga ana tjetër, 515 pasuri që preken nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht, duke u ofruar pronarëve një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë.

Në total, 112 750 m² pasuri të paluajtshme përfshihen në këtë proces kompensimi.
Ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon të zbatojë me përkushtim politikat shtetërore për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë, me qëllim që çdo qytetar shqiptar të ketë një pronë të sigurt, të regjistruar dhe të mbrojtur ligjërisht.


VKM nr. 546

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/