AGJENCIA
SHTETËRORE E KADASTRËS
SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:
Në Drejtorinë e ASHK, Vlorë
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (3), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Teknologji Informacioni, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (3), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (2), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (1), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Në Drejtorinë e ASHK, Lushnjë
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Në Drejtorinë e ASHK, Lezhë
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Në Drejtorinë e ASHK, Kukës
Specialist (1), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.
Në Drejtorinë e ASHK, Shkodër
Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor
Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, në profilin e kërkuar, dhe në nivelin minimal të përcaktuar më sipër sipas pozicionit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion
Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.
Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
Kërkesë/letër interesi, për pozicionin dhe Drejtorine Vendore për të cilin është i interesuar kandidati.
Jetëshkrim (CV)
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Çertifikatë familjare
Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi);
Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
Formularin e dekriminalizimit (Vetem kandidatet per pozicionin Drejtor)
Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së.
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës:21.11.2025.
Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Në datën 12.12.2025, sektori i burimeve njerëzore do të njoftojë individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail) kandidatët që plotësojnë kriteret, për fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga sektori i burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim
:
Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse (profesionin).
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 30 pikë
Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.
Kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistën e strukturuar me gojë kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim të paktën gjysmën e pikëve (20 pikë)
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, Rr. “Dora D’Istria”, Nr.2, Tiranë. Kandidatët që kualifikohen të marrin pjesë në intervistën me gojë do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve (nëpërmjet adresës së e-mail) mbi datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Shpallja e rezultateve të konkurimit
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).
Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.
