Me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Antikorrupsion, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka organizuar një seri tryezash diskutimi të dedikuara vlerësimit të Planit të Veprimit për Menaxhimin e Riskut.
Këto takime u zhvilluan në kuadër të Planit të Integritetit 2025–2027 të ASHK-së, si pjesë e angazhimit të institucionit për të forcuar kulturën e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.
Gjatë diskutimeve, u prezantua Plani i Veprimit, i ndërtuar mbi tre objektiva kryesore që synojnë:
- Forcimin e kontrolleve të brendshme,
- Rritjen e përgjegjshmërisë institucionale,
- Shtimin e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet e ofruara nga ASHK.
Në tryezat e diskutimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve partnere, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës, të cilët ndanë vëzhgime dhe sugjerime të vlefshme për përmirësimin e planit. Diskutimet ishin tepër frytdhënëse, ndërsa feedback-u i marrë nga palët e interesit u vlerësua nga ASHK si një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e dokumentit dhe për zbatimin efektiv të masave të parashikuara.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar në ndërtimin e një administrate të përgjegjshme, me integritet dhe transparencë, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional.

