๐†๐‰๐ˆ๐‘๐Ž๐Š๐€๐’๐“๐„๐‘, ๐•๐ˆ๐‰๐Ž๐ ๐๐‘๐Ž๐‚๐„๐’๐ˆ ๐ˆ ๐‘๐„๐†๐‰๐ˆ๐’๐“๐‘๐ˆ๐Œ๐ˆ๐“ ๐“๐„ ๐’๐‡๐“๐„๐๐ˆ๐•๐„ ๐“๐„ ๐•๐‰๐„๐“๐‘๐€

Në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991. Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut. Veçanërisht numri më i madh i tyre gjendet në qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja, Korça, etj, ku objektet i kanë mbijetuar kohës dhe i janë nënshtruar procesit të certifikimit.
Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive. 
Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrveshjet midis trashegimtarëve, etj. “Mjafton të themi këtu që midis banesave të certifikuara ka edhe të atilla me mbi 20 bashkëpronarë. Ështe i kuptueshëm durimi që duhet të ketë Kadastra në trajtimin e këtyre rasteve”, është shprehur Lame. Kësaj i shtohet edhe rasti qe siç diskutoi një prej banorëve gjatë takimit, duke thënë që të vetmet dokumenta që kishte për banesën ishin të kohës së Luftës së Jemenit të vitit 1892. Lame ju përgjigj me humor “që pasi bëmë legalizimet e kohës së Saliut, tani po regjistrojmë edhe shtepitë e kohës së sulltan Abdyl Hamidit”!
Në fund Lame tërhoqi vëmendjen e të pranishëmve në përdorimin e e-albanias.

Ju sugjerojmรซ tรซ lexoni edhe: