𝐏𝐄𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐍 𝐏𝐑𝐎𝐂𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐍𝐄 𝐋𝐀𝐍𝐀𝐁𝐑𝐄𝐆𝐀𝐒, 𝐓𝐈𝐑𝐀𝐍𝐄

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga drejtoresha Rajonale Tirana-Rurale, Risena Xhaja, ishin sot në Lanabregas të Tiranës për të përmbyllur procesin e legalizimit në këtë zonë kadastrale.

KĂ«saj rradhe Kadastra Shqiptare pĂ«rdori njĂ« metodikĂ« tĂ« re nĂ« procesin e punĂ«s, duke e fokusuar vĂ«mendjen pĂ«r rreth 1 muaj nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« edhe pĂ«rmes mbajtjes sĂ« njĂ« zyre tĂ« lĂ«vizshme nĂ« territor gjatĂ« gjithĂ« kĂ«saj periudhe. Kjo u bĂ« me qĂ«llim qĂ« e gjithĂ« zona tĂ« perpunohet nĂ« mĂ«nyrĂ« shteruese dhe, nga ana tjetĂ«r, pĂ«r tĂ« ndihmuar dhe asistuar qytetarĂ«t nĂ« tĂ« gjitha problematikat e tyre nĂ« çështjet e pronĂ«sisĂ«. 
Kjo eksperiencë e re dha rezultatet e veta të mira dhe në vijim do të zgjerohet më tej jo vetëm në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit.

Në rastin e Lanabregasit u mbyll procesi i legalizimeve për rreth 410 objekte, ndërsa ajo që mbeti problem për këtë zonë është prania e rreth 45 objekteve pa leje të identifikuara në terren nga ana e punonjësve të kadastrës, por që rezultojnë të mos kenë kryer vetëdeklarimin asnjëherë. Në këtë çështje, drejtori Lame u shpreh para banorëve që vetëdeklarimi është hapi i parë dhe i vetëm që kërkohet nga banori për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e tij për legalizimin dhe pa të cilin nuk mund të vijohet asnjë hap i mëtejshëm.

Pjesë e procesit të djeshëm në Lanabregas ishte edhe legalizimi i një pallati të ndërtuar që në vitin 2009 dhe braktisur nga subjekti ndërtues EMED Construction, pallat i cili ishte tërësisht i banuar. Nga procesi i legalizimit të tij përfituan 42 familje, banore të tij.

Megjithëse gjatë viteve të fundit në zonën e Dajtit dhe Qesarakës janë legalizuar rreth 75 pallate të braktisura nga ndërtuesit, ka ende shumë pallate që vuajnë këtë fenomen shoqërues të tranzicionit shqiptar.
Nga momenti i përfundimit të procesit të legalizimit, qytetarët janë të ftuar të aplikojnë në portalin e-Albania për të marrë në rrugë elektronike certifikatën e pronësisë.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: