Tiranë, më 02.02.2022
PËR
SHPALLJEN E KONKURIMIT TË HAPUR
PËR
VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:
- Drejtor, Kategoria: III-a. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor", në profilet: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësisë, ekonomisë ose administrimit publik, në Drejtorinë Vendore të ASHK-së: Kavajë
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
- Për pozicionet “Drejtor” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Master Shkencor ", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion në organet e administratës shtetërore.
(Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
- Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi dhe të mos kenë, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
- Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të ketë aftësi të punës në grup;
- Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
- Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
- Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë familjare
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),
- Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
- Formularin e dekriminalizimit
- Vërtetim që nuk ka, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
- Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
- Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 11.02.2022.
- Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Në datën 14.02.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).