𝐒𝐅𝐈𝐃𝐀 𝐄 𝐃𝐈𝐆𝐉𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈𝐓 – 𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐓𝐈𝐌

Vjet nĂ« dhjetor, nĂ« bashkĂ«punim me QeverinĂ« shpallĂ«m se sfida jonĂ« pĂ«r vitin 2022 do tĂ« jetĂ« digjitalizimi. 
Kemi bërë të mundur që gjatë vitit 2021 të 1,5 milion shërbimet e ofruara nga Kadastra, të jenë në format digjital. Por mbrapa këtij veprimi, mbetet fakti që pjesa dërrmuese e dokumentacionit ekzistues të Kadastrës është ende në letër, gjë që sforcon maksimalisht stafin tonë në dhënien e shërbimit.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nĂ« dhjetor Qeveria miratoi financimin e projektit pĂ«r digjitalizimin e arkivit te KadastrĂ«s. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« arkiv me rreth 50 milion dokumenta qĂ« do t’i nĂ«nshtrohen kĂ«tij procesi delikat. 
Nga njëra anë po bashkëpunojmë me AKSHI-n për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së nevojshme që do të mundësojë këtë operacion.
Nga ana tjetĂ«r, ky operacion do tĂ« ketĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« trup punonjesish qĂ« do t’a realizojnĂ« atĂ«.Kjo bĂ«het me qĂ«llim qĂ« trupa ekzistuese e punonjĂ«sve te vijojĂ« me dhĂ«nien e shĂ«rbimeve qytetarĂ«ve pa ulur ritmin e punĂ«s.
Dje Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë projektin e Digjitalizimit.
Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash.
Jam këtu para jush për të shpallur thirrjen për aplikime pune në këtë organizëm.
Bëhet fjalë kryesisht per dy kategori operatorësh:
1) Operatorët e skanimit dhe sistemimit të dokumentacionit;
2) Operatorët e digjitalizimit të kartelave.
Projekti do tĂ« zgjasĂ« dy vjet dhe do tĂ« shĂ«rbejĂ« dhe si shkollĂ« pĂ«r kĂ«ta operatorĂ« qĂ«, me eksperiencĂ«n qĂ« do tĂ« fitojne gjatĂ« punĂ«s tĂ« mund tĂ« integrohen mĂ« pas nĂ« strukturat e KadastrĂ«s. Ky projekt do tĂ« mbuloj tĂ« gjithĂ« territorin e RepubliĂ«es sĂ« ShqipĂ«risĂ« nga KukĂ«si nĂ« SarandĂ« dhe nga Vlora deri ne Korçë. QĂ« nga dita e nesĂ«rme, nĂ« faqen zyrtare web tĂ« KadastrĂ«s dhe nĂ« facebook, do tĂ« gjeni tĂ« shpallur thirrjen pĂ«r kĂ«to aplikime. Gjithashtu, struktura e re e KadastrĂ«s e miratuar nga Kryeministri, na hap rrugĂ«n e riformatimit pĂ«r shumĂ« Drejtori Rajonale qĂ« kanĂ« patur probleme kohĂ«t e fundit. 
Këto vende të reja pune krijohen nga dy arsye:
E para, për shkak të largimeve nga puna të atyre që nuk e përballuan dot ritmin tonë, apo që nuk deshën të kuptojnë se në Kadastrën e re nuk mund të bëjnë më lojrat e Hipotekës së vjetër.
E dyta, me ligjin e ri 20/20, Kadastrës Shqiptare i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: u pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e ngritjes, po jepte rezultate. Për këto funksione të reja do të ketë nevojë për shumë specialistë të tjerë, për të cilët do të bëjmë thirrje.
Këto vende të lira, në një fazë të parë do të jenë në Drejtoritë e Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Krujës, për të vijuar më pas edhe në drejtoritë e tjera.
Specialitetet kryesore janë juristë dhe inxhinierë.

Jam i bindur se gjithĂ« llafollogĂ«t e fejsbukut do ulen tĂ« dekurajojnĂ« kĂ«do qĂ« do tĂ« dĂ«shirojĂ« tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« kĂ«tĂ« thirrje. Mos u çudisni, e kanĂ« bĂ«rĂ« gjithmonĂ«. 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: