𝐊𝐔𝐉𝐃𝐄𝐒 ‼️ 𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄𝐌𝐈 𝐍𝐔𝐊 𝐓𝐎𝐋𝐄𝐑𝐎𝐍

Prej gati 2 vjetësh të gjitha shërbimet e Kadastrës kryhen online përmes portalit e-albania.
Mund të zgjatem shumë për të shpjeguar se cfarë reforme epokale është kjo gjë dhe se çfarë efektesh positive ka dhënë në cilësinë dhe në shpejtësinë e shërbimeve pronësore ndaj qytetarëve.
Të kemi parasysh që prona është pasuri dhe, si ç’do pasuri, tërheq vëmendjen e mendjeve të këqia.
Njerëz që duan të përfitojnë ka patur dhe ka ende brenda Institucionit të Kadastrës dhe, kohë pas kohe, edhe ne kemi denoncuar apo larguar nga puna persona që nuk e kanë justifikuar besimin tonë dhe të qytetarëve që ju kanë besuar mbrojtjen e pronës së tyre.
Por sot dua të tërheq vëmendjen në një fenomen shoqërues të punës në system elektronik. 𝐏𝐨 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐧 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐧𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞, 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐩𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬𝐢𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐥𝐜𝐨, 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬𝐢𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐞𝐠𝐳𝐢𝐬𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚 𝐭𝐞 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐭𝐚.
Sa kohë që Hipoteka e vjetër ishte e bazuar nëpër letra të shkruara me dorë, të vulosura të rruga e Kavajës këto lloj letrash edhe mund të ecnin.
Sa kohë që Kadastra e vjetër ishte bazuar te rregjistrat ku grisej Lena dhe ngjitej Prena, ishte e munduar që të tilla dokumenta të jepnin përfitim, qoftë për atë që i bënte jashtë zyrës, e qoftë për atë që i pranonte brenda zyrës.
Por tani që jemi në kohën e kompiterit, kemi dy gjëra që kanë ndryshuar:
E para, 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐢𝐮𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐨𝐭 dhe ta tregon menjëherë kur diçka nuk shkon.
E dyta, 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐢𝐮𝐭𝐞𝐫𝐢 𝐥𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐞,
, pasi çdo veprim në kompiuter ka datë, orë, munutë dhe secondë, si edhe emër të atij që e ka bërë veprimin.
Kështu që në rrjetën e sistemit elektronik, po fillojnë të ngecin lloj-lloj dokumentash të falsifikuar.
Kemi identifikuar raste të tilla në disa prej Drejtorive Rajonale të Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit.
𝐓𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐚𝐧𝐢, 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐞𝐦𝐞𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢𝐞𝐦𝐞𝐫 𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 Nuk kam toleruar asnjë rast të identifikuar të punonjësve të brendshëm të Kadastrës, ndaj ca më pak kam ndërmend të toleroj abuzime me pronat të kryera nga njerëz të jashtëm.
Gjej rastin t’ju bëj thirrje masës së qytetarëve të ndershëm që, të tregojnë kujdes kur blejnë prona apo kryejnë veprime me pronat e tyre.
Jo çdo copë letre që ju jepet në dorë nga lloj-lloj xhambazësh, është çertificate pronësie.
Në të gjitha rastet kur ju duhet të bëni veprime të tilla, drejtojuni avokatit tuaj të besuar apo noterit, tasi këta janë persona që mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimin që kryejnë.
Mbi të gjitha, aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak që është më i sigurti.
Faleminderit!
 
 
𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟑 𝐍𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: