𝐔𝐙𝐍𝐎𝐕𝐄, 𝐏𝐄𝐑𝐌𝐁𝐘𝐋𝐋𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐎𝐂𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐄𝐕𝐄

𝐄 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞 𝐳𝐨𝐧𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐮 𝟓𝟎𝟕 𝐥𝐞𝐠𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐞, 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚𝐭 𝟏𝟓𝟐 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐝𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞.
𝐍𝐞 𝐔𝐳𝐧𝐨𝐯𝐞 𝐧𝐚 𝐮 𝐝𝐞𝐬𝐡 𝐪𝐞 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐱𝐡𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐳𝐡𝐛𝐞𝐫𝐞 𝐚𝐭𝐨 𝐪𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐛𝐞𝐫𝐞 𝐤𝐞𝐪 𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐞.
𝐏𝐨 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐩𝐮𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐧𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐓𝐫𝐨𝐣𝐞𝐯𝐞
Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Uznovë të Beratit për të përfunduar procesin e legalizimeve. Problematika e Uznovës është shumë e vjetër dhe daton që nga vitet e para të pas 1990. Problematika e kësaj lagjeje të rendësishme të qytetit të Beratit. komplikohej për shkak të mbivendosjes edhe të shumë vendimarrjeve të ndryshme nga institucione të ndryshme brenda kësaj zone. Disa muaj më parë nga ana e banorëve të kësaj zone u nënshkrua një peticion që kërkonte zgjidhjen e nkëtyre problematikave në vijim të të cilit nga ana e Kadastrës u përqëndrua vëmendja në zgjidhjen e tyre.
Lame “Sot po i japin fund problemit të legalizimeve në Uznovë. Në Uznovë na u desh që më shumë kohë të harxhojmë për të zhbërë ato që ishin bërë keq ndër vite”.
𝐍𝐞 𝐳𝐨𝐧𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐳𝐧𝐨𝐯𝐞𝐬 𝐮 𝐥𝐞𝐠𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣 𝟓𝟎𝟕 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞, shumica dërmuese e të cilave banesa private. Në fund të procesit mbeten rreth 40 objekte pronarët e të cilëve nuk janë në Shqipëri, apo që kanë problematika të ndryshjme që nga cështjet gjyqësore e deri tek pengesa që lidhen me projektet e infrastukturës të miratuara për atë zonë.
Në këtë proces u përfshi edhe formalizimi i banesave të vjetra të ndërtuara për para vitit 1990, të cilat edhe ato rezultonin pa dokumenta pronësie.
Drejtoresha e Kadastrës Berat, Osiana Zaimi, ka treguar problematikat me dokumentin e quajtur “Lista e trojeve”. “Me listat e Trojeve kemi patur problem të pafundme për shkak të ndryshimeve, korrigjimeve, fshirjeve të të dhënave të bëra që prej vitit 2000 e deri më sot. Bashkitë ndër vite nuk kanë prodhuar një listë të pastër të personave që përfitojnë trojet për banesat e tyre. Ndaj ne e kemi ngërç këtë gjë dhe KLSH e ka kapur me shkelje”, tha Zaimi.
Lame tha se ky proces është i vështirë, pasi çdo kryetar që vinte dhe ikte, hiqte apo shtonte emra nga këto lista. “KLSH e ka kapur shkelje këtë gjë dhe detyron Kadastrën të mos veprojë mbi këtë listë me regjistrimin e pronave. Ka një Vendim Qeverie që çdo fshat, çdo njësi vendore duhet të shpalli listën e trojeve për n banesat që kanë në territorin e vet. Kjo listë është plotësuar në të gjithë Shqipërinë dhe mbi bazën e kësaj bëhet ndarja dhe regjistrimi. Qeveria vendore është ai që duhet t’i dërgojë Kadastrës listën e saktë të trojeve dhe 𝐩𝐢𝐤𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐩𝐨 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐬𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐧𝐞.
 
𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟕 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: