SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

 

 

 

                              

 

 AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS

 

 

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

 

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:

 

  1. Drejtorinë e ASHK, Gjirokastër:

Specialist (3), në profilin: Jurist  Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeologji; Gjeoinformatikë, juridik. Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

 

  1. Drejtorinë e ASHK, Tepelenë:

Specialist (1), në profilin: Jurist,  Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeologji; Gjeoinformatikë. Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

 

     Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

-          Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Bachelor", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

-          Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.

-          Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

-          Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

-          Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë

-        

 

     Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

a)     Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.

b)     Jetëshkrim (CV)

c)     Fotokopje të diplomës Bachelor ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;

d)     Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e)     Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f)       Çertifikatë familjare

g)     Vërtetim të gjendjes shëndetësore,

h)     Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),  

i)        Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).

j)        Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore

k)     Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm

l)        Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.

m)   Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

-          Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

 

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 24.02.2023.

 

 

Kliko për të parë dokumentin

 

 

 

You May Also Like