𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍 𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐏𝐀𝐋𝐋𝐀𝐓𝐄𝐕𝐄 𝐓𝐄 𝐁𝐑𝐀𝐊𝐓𝐈𝐒𝐔𝐑𝐀 𝐍𝐆𝐀 𝐍𝐃𝐄𝐑𝐓𝐔𝐄𝐒𝐈𝐓

-đ‹đžđ đšđ„đąđłđąđšđĄđžđ§ đ©đšđ„đ„đšđ­đž 𝐧𝐞 𝐊𝐹𝐩𝐛𝐱𝐧𝐚𝐭
-đ’đźđ›đŁđžđ€đ­đžđ­ 𝐩𝐞 đŹđĄđ€đžđ„đŁđž đ§đźđ€ 𝐝𝐹 𝐭𝐞 đŠđšđ«đ«đąđ§ 𝐩𝐞 đ„đžđŁđž 𝐭𝐞 đ«đžđŁđš
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Lagjen e Kombinatit në Tiranë, për të vijuar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 65 njësi apartamente dhe njësi shërbimi, dyqane.
Në rastin konkret, bëhet fjalë për pallate të ndërtuara me leje në vitet 2014-2017, por që e kanë shkelur lejen dhe subjekti ndërtues nuk e ka ndjekur më procesin. Tashmë banorët janë organizuar vetë për të ndjekur procedurat e legalizimit.
Lame gjatĂ« takimit Ă«shtĂ« ndalur edhe tek Vendimi i QeverisĂ« pĂ«r sekuestrimin e ndĂ«rtimeve apo kateve pa leje. “QĂ«llimi i kĂ«tij Vendimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos penalizojĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« blerĂ« nĂ« kĂ«to pallate dhe fakti i sotĂ«m qĂ« ne po vazhdojmĂ« legalizimin e pallateve e braktisura nga ndĂ«rtuesi, Ă«shtĂ« njĂ« shembull qĂ« tregon njĂ« ndarje tĂ« qartĂ« mes hallit tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« kanĂ« blerĂ« njĂ« apartament apo njĂ«si shĂ«rbimi dhe qejfit tĂ« tyre qĂ« kanĂ« shkelur lejet dhe qĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« pĂ«r shkeljet qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ«â€.
Statistikisht i bie që, afërsisht 3 në çdo 4 pallate të ndërtuara me leje përgjatë 25 vjetëve të fundit, të regjistrohen jo përmes rrugës normale, por përmes procesit të legalizimit.
Arsyet e kësaj janë të shumta, që nga shkelja e lejes nga ndërtuesit, braktisja e ndërtimit, falimentimi i subjekteve ndërtuese, konfliktet e gjithëfarllojshme midis ndërtuesve, pronarëve të trojeve dhe blerësve, abuzimet e Bashkive në dhënien e lejeve të ndërtimit firmave fantazëm, etj.
Gjithashtu Lame theksoi se së fundmi me Bashkinë Tiranë po rifreskohet marveshja e lidhur para disa vjetësh, sipas së cilës Bashkia nuk do të mundësojë subjekteve marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, nëse rezultojnë të kenë të pambyllura procedura të mëparshme për ndërtime të mëparshme.
Ky bashkëpunim me Bashkinë shpresohet të nxisë procesin e legalizimit të këtyre pallateve në favor të banorëve blerës të apartamenteve.
 
 
𝐋𝐚𝐣𝐩 𝐱 𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟏 đđĄđŁđžđ­đšđ« 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: