ASHK forcon bashkëpunimin me Dhomën Kombëtare të Noterëve dhe notarinë franceze për shërbime më efikase ndaj qytetarëve
Në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës u zhvillua një takim mes Drejtoreshës së Përgjithshme të ASHK-së, znj. Lorena Goxhobelli, Kryetares së Dhomës Kombëtare të Noterëve, znj. Mimoza Sadushi, si dhe përfaqësuesve të notarisë franceze.
Pjesë e delegacionit nga Franca ishin znj. Caroline Ginglinger, Shefe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Këshillit të Lartë të Noterisë Franceze, dhe z. François Xavier, Drejtor i Përgjithshëm i ADSN – institucioni homolog i sistemit NISA në Francë.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave më të mira, identifikimin e hapësirave për bashkëpunim të mëtejshëm mes institucioneve dhe prezantimin e ideve për përmirësimin e proceseve të shërbimit, me synimin për të reduktuar vonesat dhe për të rritur transparencën ndaj qytetarëve.
ASHK dhe Dhoma e Noterëve janë partnerë kyç në ofrimin e një procesi të thjeshtuar dhe më të qartë për qytetarët. Përmes bashkëpunimeve të tilla ndërkombëtare, institucioni vijon të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të afrohet më shumë me nevojat konkrete të publikut.





