Miratohen procedurat e reja për kalimin në pronësi të truallit shtetëror në përdorim

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 4, datë 15.01.2026, janë miratuar procedurat e reja për kalimin në pronësi të truallit shtetëror që është në përdorim, në zbatim të nenit 63 të ligjit nr. 20/2020. 
 
Përmes këtij vendimi përfitojnë qytetarët të cilët:
✔️ Janë pronarë të ndërtesave të privatizuara nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-ndërmarrjet shtetërore apo ish-kooperativat bujqësore; (sipas ligjit 7512/1991)
✔️ Janë pronarë të ndërtesave të pajisura me leje ndërtimi nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;
✔️ Kanë mungesë dokumentacioni, mospërputhje sipërfaqesh apo ndërtime të tjera të lidhura me objektin; (sipas ligjit 7512/1991)
✔️ Përdorin truall shtetëror që ka qenë më parë në administrim të institucioneve qendrore ose vendore; (sipas ligjit 7512/1991)
 
Të gjithë qytetarët e përfshirë në kategoritë e mësipërme dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë VKM, mund të përfitojnë kalimin në pronësi të truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti, duke garantuar kështu siguri juridike mbi pronën.
 
Kalimi i truallit në pronësi përmes kësaj procedure ofrohet pa pagesë për të gjitha banesat.
Aplikimi për përfitimin e shërbimit do të kryhet online përmes portalit e-Albania. Ju mund të konsultoni në çdo kohë vendimin e publikuar në faqen tonë zyrtare në internet për t’u informuar me detaje mbi procesin
 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/