Trualli shtetëror në pronësi, cilat kategori mund të aplikojnë sipas VKM nr. 4/2026

Një proces që merr një kornizë të qartë ligjore dhe vjen tashmë i unifikuar, i qartë dhe plotësisht online. Me miratimin e VKM nr. 4, datë 15.01.2026, përcaktohen rregullat dhe procedurat për kalimin në pronësi të truallit shtetëror, duke garantuar transparencë, siguri juridike dhe trajtim të barabartë për çdo aplikant.
Aplikimi kryhet përmes platformës shtetërore e-Albania, ndërsa dokumentacioni ngarkohet elektronikisht dhe depozitohet pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së përkatëse. Qëllimi: më pak burokraci, më shumë transparencë dhe siguri juridike.

Vendimi trajton dy kategori kryesore përfituesish.
Së pari, ndërtesat e privatizuara sipas ligjeve nr. 7512, datë 15.08.1991 dhe nr. 7476, datë 12.03.1991. Për këto raste, kushti themelor është që ndërtesa të jetë fituar me kontratë privatizimi nga organi shtetëror përkatës, trualli të jetë pronë shtetërore (dhe jo tokë publike e patjetërsueshme), si dhe pasuria të jetë në posedim të kërkuesit. Një element thelbësor mbetet edhe shlyerja e detyrimeve për taksën e truallit në përdorim.
Së dyti, përfshihen ndërtesat me leje ndërtimi të lëshuar pas datës 10.08.1991. Në këto raste, trualli duhet të jetë pronë shtetërore, të mos ekzistojë dokument i mëparshëm për dhënien e tij në përdorim dhe të jenë përmbushur të gjitha detyrimet përkatëse financiare.

Në të dyja kategoritë, sipërfaqja që kalon në pronësi përcaktohet sipas genplanit përkatës ose, në mungesë të tij, sipas sipërfaqes nën objekt.
Kërkesa paraqitet online, ndërsa dokumentacioni përkatës ngarkohet në format PDF dhe më pas depozitohet me postë pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së që administron zonën ku ndodhet pasuria.
Ky standardizim synon të shmangë paqartësitë dhe të përshpejtojë shqyrtimin e aplikimeve, duke e bërë procesin më të sigurt dhe më të parashikueshëm për qytetarët.

Kur aplikohet me pagesë dhe kur jo?
Vendimi përcakton qartë se për objektet me funksion banimi, kalimi i truallit realizohet pa pagesë. Ndërsa për objektet me funksion social-ekonomik, kalimi bëhet me pagesë, sipas çmimit të miratuar në hartën e vlerës së tokës. Në rastet me funksion të përzier, pagesa aplikohet vetëm për pjesën e përdorur për veprimtari ekonomike.
  
Dokumentacioni i nevojshëm gjatë aplikimit:
• Kontratë pronësie mbi ndërtesën + genplan/planimetri; ose
• Leje ndërtimi + genplan përkatës;
• Deklaratë noteriale që ndërtesa nuk është tjetërsuar tek të tretët.
Nëse ndërtesa është shitur ose e regjistruar:
• Kontratë kalimi pronësie; ose
• Certifikatë / vërtetim regjistrimi në regjistrin kadastral.
• Kontratë kalimi pronësie; ose
• Certifikatë / vërtetim regjistrimi në regjistrin kadastral.
• Vërtetim nga Njësisë e Vetqeverisjes Vendore mbi pagesën e taksës së truallit në përdorim nga përfundimi I procesit të lejes së ndërtimit deri në dt. 07.06.2010
•Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore për pagesën e taksës së truallit në përdorim nga 07.06.2010 deri në momentin e aplikimit.

Kategoritë që nuk trajtohen nga kjo VKM:
Për transparencë të plotë, vendimi nuk përfshin objektet e privatizuara sipas ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, si dhe rastet që lidhen me privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas ligjit nr. 18/2023.
Me këtë vendim, procesi i kalimit në pronësi të truallit shtetëror plotësohet duke u bërë më i thjeshtë në aplikim, më i qartë në rregulla dhe më i sigurt në zbatim — duke konsoliduar një tjetër hap drejt formalizimit të pasurive.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/