![]()
AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS
THIRRJE PËR PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOHSHME
PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën thirrje për pozicione vakante në drejtorinë si më poshtë vijon:
Qendra e Kadastrës Digjitale
Specialist: (preferohet profili Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë; Juridik; IT)
Kategoria IV-3. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Lloji i Kontratës: Kontratë punë me afat të caktuar.
-
- Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
-
- Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar.
-
- Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.
-
- Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
-
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë.
-
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:
-
- Kërkesë/letër interesi.
-
- Jetëshkrim (CV)
-
- Fotokopje të diplomës Bachelor ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;
-
- Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës elektronike zyrtare, [email protected]
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 21.07.2026.
-
- Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Me datë 24.07.2026, sektori i burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail).
-
- Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me: a – arsimimin, përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me fushën, deri në 40 pikë; b – intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë
Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).
Komisioni shqyrton dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidatët më të përshtatshëm.
-
- Shpallja e rezultateve
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).
Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.
