PUBLIKOHEN EMRAT E BANORËVE QË KANË GATI CERTIFIKATËN E PRONËSISË NË FRASHËR TË PATOSIT, FIER. APLIKONI NË E-ALBANIA PËR TU PAJISUR ME DOKUMENT PRONËSIE

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore Fier Bledar Karaxha ishin në fshatin Frashër të Patosit për të dorëzuat certifikatat e pronësisë të tokave që janë përfituar me ligjin 7501. Në fillim të bisedës me banorët, Lame bëri me dije se Fieri rradhitet i treti për nga numri i lartë i dhënies së lejeve të legalizimit, ku kap shifrën prej 20.000. Ndërsa quajti si proces më të rëndësishëm dhe që po finalizohet me sukses certifikimin e tokave bujqësore në të gjithë Shqipërinë. Lame ju kërkoi banorëve që të aplikojnë nëpërmjet sistemit të e-Albania për tu pajisur me certifikatë. “Duhet të blesh një biletë për të fituar llotarinë, bëni aplikimin për të marrë tapinë”, tha Lame për të gjithë ata që e kanë gati dokumentin por ende nuk kanë aplikuar për tu pajisur me certifikatë pronësie. Nëpërmjet një harte, shoqëruar edhe me emra, Lame i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për certifikatë pronësie. Sipas drejtorit certifikatat janë gati, vetëm pas aplikimit ata do e marrin në rrugë elektronike dokumentin e pronësisë.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: