SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS


SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDE VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

 

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, Projektin “Digjitalizimi i të Dhënave Kadastrale të Pasurive të Paluajtshme” pranë Drejtorisë Qendra e Kadastrës Digjitale:

Specialist (20), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë.                             Kategoria IV-3. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.

 

Lloji i Kontratës: Kontratë punë me afat të caktuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

        Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar.

        Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

        Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

        Preferohet të kenë eksperiencë pune në fushën e pronësisë.

 

v Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

a)    Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.

b)    Jetëshkrim (CV)

c)     Fotokopje të diplomës Bachelor ose/dhe Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit;

d)    Fotokopje të librezës së punës (Të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e)    Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f)      Çertifikatë familjare

g)    Vërtetim të gjendjes shëndetësore,

h)    Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),  

i)       Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).

j)       Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore

k)     Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm

l)       Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.

m)   Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

        Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, në adresën: Rr. “Dora D’Istria”, Nr.2, Tiranë.

 

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazës së konkurimit.

 

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 08.04.2024.

 

v Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Brënda datës 15.04.2024, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail).

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a – arsimimin, përvojën, trajnimet dhe njohuritë e lidhura me fushën, deri në 40 pikë;

b – intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë;  Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

Komisioni shqyrton dhe vlerëson aplikimet sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe përzgjedh kandidatët më të përshtatshëm.

 

v Shpallja e rezultateve

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.

 

 

Kliko për të parë dokumentin

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: