𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐏𝐋𝐄𝐊𝐒𝐈𝐓 “𝐊𝐀𝐌𝐙𝐀 𝐃𝐄𝐕𝐄𝐋𝐎𝐏𝐌𝐄𝐍𝐓” – 𝐌𝐀𝐋𝐀𝐉𝐙𝐈𝐀𝐍𝐈

Pas një çerek shekulli, përfundon odiseja e kompleksit më të madh të banimit në Shqipëri, i njohur si Kompleksi Malajzian në Tiranë.
Kadastra Shqiptare përfundoi nje nga proceset më të gjata dhe me plot problematika. Bëhet fjalë për regjistrimin e apartamenteve të objektit “Kompleks me funksion banimi dhe shërbimi” të subjektit ndërtues “Tirana Development Corporation” dhe investitor “Kamza Development”, miratuar me vendim nr. 27 datë 26.10.1995 të Bashkisë Tiranë.
Kompleksi ka një sipërfaqe prej 56.000 m2, me rreth 100.000 m2 ndërtim dhe në të përfitojnë 780 njësi banimi dhe shërbimi, apartamente, dyqane, zyra, etj.
Ky kompleks mund të konsiderohet si dinosauri i ndërtimeve të palegalizuara, për arsye të moshës që zvarritet plot 25 vjet, për arsye të madhësisë 780 apartamente, dhe qoftë për arsye të problematikave që mbartëte, mbivendosje pronash, vendime gjykatash, AMTP, të lëshuara në kohë të ndryshme, vendime të kthimit të pronave, probleme hartografike, etj.
Inagurimi i punimeve të tij është bërë në vitin 1995 nga Presidenti Berisha dhe Kryeministri Meksi, por pas atij inagurimi të lashtë, filluan problematikat e pafundme, qoftë të investitorëve dhe qoftë të banorëve, të cilët enden prej vitesh në pritje të certifikatave të pronësisë.
Nga koha e fillimit të tij, në Shqipëri janë ndërruar 6 presidentë dhe 7 kryeministra, por problematika vazhdimisht është zvarritur dhe përcjellë nga njëra administratë tek tjetra, pa u zgjidhur dot asnjëherë.
Eshtë i jashtëzakonshëm volumi i punës dhe problematikave që ju desh të përballojë Drejtoria Vendore Tirane rurale 2 (drejtori Artur Çobani), por ishte edhe bashkëpunimi i vetë shoqërisë ndërtuese, e cila bashkëpunoi me drejtorinë tonë duke patur shpresën që kalvari i tyre cerekshekullor do të përfundonte.
Përfundimi i procedurave u mundësua tani falë eksperiencës së fituar vitet e fundit me legalizimin e pallateve të braktisura nga pronarët si edhe procedurat e formatuara me Ligjin 20/20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” dhe VKM 1040, date 25.11.2020, “Për percaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të Aktit të Legalizmit për ndërtimet pa leje”.
Tashmë banorët do të kenë një afat 30 ditor për të verifikuar emrat dhe pasuritë e tyre në listat që po afishon Drejtoria Vendore e Kadastrës Tiranë Rural 2.Këto lista do të afishohen në Njësinë Administrative Kashar, në Zyrat e Shoqërisë “Kamza Development” si edhe në faqen e  facebook të Kadastrës Shqiptare. Pas këtij afati Shoqëria do të fillojë shpërndarjen e dokumentit përfundimtar të pronësisë për secilin banor.

Përfitoj nga rasti për të dhënë një përmbledhje të pallateve të legalizuara deri më sot: Në rang Republike, janë 902 pallate të legalizuara, me rreth 20.000 familje përfituese dhe mbi 2,4 milion m2 ndërtim.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: