SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME


PËR ZGJATJEN E AFATIT TË

SHPALLJES SË KONKURIMIT TË HAPUR TË DATËS 28.06.2021
PËR
VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Datë 20.08.2021


Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe në vijim të nevojës për mbulimin e pozicioneve, Drejtor, në disa nga Drejtoritë Vendore të ASHK-së, por duke u përpjekur gjithashtu për të garantuar konkurencë cilësore midis kandidatëve, shpallim zgjatjen e afatit të pranimit të kandidaturave për pozicionet vakante më poshtë deri më 15.09.2021; 

 

  1. Drejtor, Kategoria: III-a. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”, në profilet: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësisë, ekonomisë ose administrimit publik, në Drejtoritë Vendore të ASHK-së: Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër dhe Tiranë (1)

 

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil
    sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

    1. Për pozicionet “Drejtor” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Master Shkencor ", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion  në organet e administratës shtetërore.
      (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
    2. Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi dhe të mos kenë, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
    3. Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
    4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
    5. Të ketë aftësi të punës në grup;
    6. Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
    7. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
    8. Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
    9. Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit. 
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

    1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati. 
    2. Jetëshkrim (CV)
    3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit; 
    4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
    5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
    6. Çertifikatë familjare 
    7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore, 
    8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),  
    9. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
    10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore 
    11. Formularin e dekriminalizimit
    12. Vërtetim që nuk ka, masë disiplinore në fuqi (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
    13. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
    14. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
    15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
    16. Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.


Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t [email protected]

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 15.09.2021

Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 11.10.2021, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: