SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

2021-10-06- Shpallje vende vakante TR 06.10.2021


Tiranë, më 06/10/2021


SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS


Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:

  • Specialist (15), në profilin: Jurist, kategoria: IV-a & IV-b, niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë.

  • Specialist (6), në profilet: Inxhinieri Ndërtimi; Gjeodezi; Arkitekturë; Urbanistikë.

    Kategoria: IV-a & IV-b, niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë.

  • Specialist (1), në profilet: Inxhinieri Ndërtimi; Gjeodezi; Arkitekturë; Urbanistikë; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë.

  • Specialist (4), në profilet: Jurist/Ekonomist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë.

  • Specialist (9) (Arkiv - Protokoll), në profilet: Arsim i lartë (preferohet profilet arkivistikë, juridik), Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë (3), Elbsan (2), Vlorë (2); Shkodër (1), Sarandë (1) .

  • Specialist (6) në profilet: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Teknologji informacioni, Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-a & IV-b. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së Tiranë (4), Korçë (1), Durrës (1).


    • Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

      Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.


      Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Për pozicionin “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal "Bachelor", në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion (Vërtetuar me Librezën e punës).

  • Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.

  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.


    • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

      Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

      1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.

      2. Jetëshkrim (CV)

      3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;

      4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

      5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

      6. Çertifikatë familjare

      7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,

      8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),

      9. Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).

      10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore

      11. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm

      12. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.

      13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

    Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al

    Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.


    Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 25.10.2021.


    • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

      Në datën 04.11.2021, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).


    • Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim :

  1. Kandidatët për pozicionet ne profilin inxhinier dhe jurist do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

    Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 162 /2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij; Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Njohuri të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

  2. Kandidatët për pozicionet ne profilin ekonomi do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

    Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar; Ligji nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, Ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar; Ligji nr. 162 /2020 “Për prokurimin publik” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Njohuri të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më


    administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

  3. Kandidatët për pozicionin Specilist (Arkiv-Protokoll) do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën, Ligjin nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”, “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” VKM Nr. 4, datë 19.6.2017 “Për miratimin e “rregullores së njësuar të punës me dokumentet në Autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr.9887 datë 10.03.2008 “për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar; Ligji nr. 8457 "Për informacionin e klasifikuar "Sekret Shtetëror", i ndryshuar; Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative; Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;Ligjin nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.


Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a - Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b - Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 30 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

c - Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

Kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistën e strukturuar me gojë kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim të paktën gjysmën e pikëve (20 pikë)

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, Rr. “Dora D’Istria”, Nr.2, Tiranë. Kandidatët që kualifikohen të marrin pjesë në intervistën me gojë do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve (nëpërmjet adresës së e-mail) mbi datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.


  • Shpallja e rezultateve të konkurimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: