SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

                               

Tiranë, më 27/06/2022 

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:

  • Drejtor (1) në profilin: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni,  Kategoria: II-b. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor", (Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë),  në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK Tiranë
  • Specialist (3) në profilin: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni, Inxhinieri Telekomunikacioni. Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës "Master Profesional", (Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë), në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK Tiranë
  • Specialist (10) në profilet: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni, Inxhinieri Telekomunikacioni. Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
  • Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, në profilin e kërkuar, dhe në nivelin minimal të përcaktuar më sipër sipas pozicionit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
  • Kandidatët për pozicionin “Drejtor”, duhet të kenë të paktën 3 (tre) vite punë në profesion në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të plotësojnë kriteret për t'u pajisur me çertifikatë sigurie.
  • Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit;
  • Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

  1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Çertifikatë familjare
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
  8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi);  
  9. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
  10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
  11. Formularin e dekriminalizimit (Vetem kandidatet per pozicionin Drejtor)
  12. Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
  13. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 27.08.2022.

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 11.09.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Kliko për të parë dokumentin

Punoi:

I.Dajti

Miratoi:

A.Sina

A.Asqeri

B.Dervishaj

Kopje:

4 (katër)

You May Also Like