Bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterise – Trajnime me noterë nga e gjithë Shqipëria mbi shërbimet kadastrale.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Dhomën Kombëtare të Noterisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një seri trajnimesh me noterët në mbarë vendin, me fokus në përmirësimin e qasjes dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Noterët luajnë një rol kyç në procesin e aplikimeve për shërbimet kadastrale – shumë qytetarë i drejtohen atyre për regjistrimin e kontratave të pronësisë apo për t’u pajisur me dokumentacionin përkatës. Për këtë arsye, është thelbësore që ata të jenë të informuar saktë, njësoj dhe në kohë. Trajnimet e zhvilluara kanë si synim kryesor rritjen e kapaciteteve të noterëve, duke i pajisur ata me njohuritë më të përditësuara mbi: Llojet e shërbimeve që ofron ASHK; Procedurat e aplikimit në portalin e-Albania; Dokumentacionin e nevojshëm për secilën kërkesë; Afatet ligjore dhe hapat e trajtimit të çdo aplikimi; Ndërveprimin ndërinstitucional dhe përdorimin e sistemeve digjitale. Qëllimi është i qartë: të mundësojmë një proces më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët, duke e kthyer bashkëpunimin ndërinstitucional në një instrument konkret për përmirësimin e shërbimeve publike. ASHK vlerëson bashkëpunimin me Dhomën Kombëtare të Noterisë, një partner kyç, i cili synon të afrojë më shumë qytetarin me institucionin përmes një përvoje sa më të thjeshtuar dhe profesionale.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/