Vizitë teknike në Këshillin e Lartë të Noterisë Franceze!

Zhvilluam një takim zyrtar në Paris, në kuadër të një programi intensiv shkëmbimi teknik me institucionet më prestigjioze franceze në fushën e noterisë dhe regjistrimit të pronës.

Takimi në Këshillin e Lartë të Noterisë Franceze, me pjesëmarrjen e Ambasadës së Shqipërisë në Francë, përfaqësuesve të Ministrisë Franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe DGFIP, solli diskutime mbi praktikat më të mira të sigurisë juridike dhe digjitalizimit e proceseve kadastrale.

Diskutuam gjithashtu mbi çështjet teknike të sistemit Télé@cte si dhe pamë nga afër në mënyrë praktike transmetimin elektronik të akteve dhe të dhënave drejt shërbimeve të kadastrës franceze – një proces modern i standardizuar dhe plotësisht i digjitalizuar.

Ky shkëmbim eksperiencash konfirmon vlerën e lartë të bashkëpunimit me institucionet homologe franceze dhe përforcon angazhimin e ASHK-së për të avancuar më tej digjitalizimin, ndërveprimin me noterët dhe sigurinë e transaksioneve të pronës në Shqipëri.

 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/