Tryeza e Partneritetit: arritjet, risitë dhe sfdat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

“Tryezën e Partneritetit” ndamë me institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë arritjet dhe sfidat e ASHK-së, por mbi të gjitha synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun në funksion të shërbimeve më të mira për qytetarët.

Në aktivitet morën pjesë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Europian, znj. Ritva Heikkinen, përfaqësuesja e Këshillit të Europës, znj. Giulia Re, si dhe institucione e grupe interesi të lidhura me çështjet e pronësisë, tregut imobiliar dhe shërbimit noterial.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, theksoi se institucioni është në një fazë kyçe të digjitalizimit, me synimin që deri në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një kadastër tërësisht digjitale, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe sigurinë e të dhënave për qytetarët.

Znj. Goxhobelli bëri të ditur se puna për digjitalizimin e të dhënave po ecën me ritme shumë të mira. Në bashkëpunim me UNOPS do të nisë digjitalizimi i 33 mijë plan­she­tave kadastrale, një proces që pritet të përfundojë në fund të vitit 2026.

Numri i shërbimeve të automatizuara është rritur në 10, përmes teknologjisë blockchain, duke i mundësuar qytetarëve një akses më të shpejtë dhe më të sigurt. Risia më e fundit është funksionaliteti për kryerjen e pagesave me kartë bankare direkt në e-Albania, pa qenë nevoja për sportelet e bankave apo postës.

“Automatizimi i shërbimeve dhe pagesa online janë hapa konkretë për t’u kursyer qytetarëve kohë dhe procedura të panevojshme. Sot 10 deri në 15% e aplikimeve tona trajtohen automatikisht nga sistemi.” – u shpreh znj. Goxhobelli.

Një tjetër tregues domethënës për ASHK-në është përmirësimi i kohës së trajtimit të aplikimeve. Sot 79% e aplikimeve përpunohen brenda afateve ligjore, si rezultat i optimizimit të procedurave dhe rritjes së kapaciteteve teknike të institucionit.

Digjitalizimi i plotë do të hapë rrugën për një tjetër fazë të rëndësishme: përdorimin e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e aplikimeve kadastrale dhe proceseve të legalizimit, duke rritur më tej cilësinë e shërbimit dhe kohën e reagimit.

“Me përfundimin e digjitalizimit krijohen të gjitha parakushtet për të shfrytëzuar përfitimet që sjell AI, e cila do të na mundësojë t’u shërbejmë qytetarëve më shpejt dhe më saktë”, theksoi ajo.
 
Tryeza konfirmon edhe një herë rëndësinë e partneritetit, transparencës dhe dialogut në përmirësimin e shërbimeve kadastrale dhe në garantimin e të drejtave të qytetarëve mbi pronën.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/