Lista e përfituesve të parcelës ndërtimore sipas VKM nr. 96, datë 11.01.2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët përfitues të parcelës nërtimore sipas VKM nr. 96, datë 11.02.2026, të botuar në Fletoren Zyrtare, se procesi i blerjes së parcelës ndërtimore përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të pronësisë.

Përmes këtij procesi, qytetarët që kanë përfituar legalizimin e objektit mund të bëhen pronarë të plotë të pasurisë së tyre, duke bashkuar ndërtesën dhe truallin në një certifikatë të vetme pronësie. Ky veprim garanton siguri juridike të plotë dhe rrit vlerën ligjore dhe ekonomike të pasurisë.

Lista e përfituesve është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe, për lehtësi të qytetarëve, gjendet e aksesueshme edhe në faqen zyrtare të ASHK-së.

Si të vijoni procedurën?
Qytetarët duhet të dërgojnë një kërkesë në adresën elektronike: [email protected], duke bashkëngjitur:
  • Emrin dhe mbiemrin;
  • Adresën e banimit dhe numrin e kontaktit;
  • Vendimin e legalizimit ose certifikatën e pronësisë (nëse disponohet).
Pas verifikimit të dokumentacionit, fatura për blerjen e parcelës ndërtimore do të dërgohet në hapësirën personale “Dokumentat e Mia” në llogarinë përkatëse në e-Albania.
 
Menjëherë pas kryerjes së pagesës, qytetari mund të aplikojë për procedurën e bashkimit të pasurive “ndërtesë dhe truall”, duke u pajisur me një certifikatë të vetme pronësie.
 
Ky proces përfaqëson një tjetër hap konkret drejt përmbylljes së plotë të proceseve të legalizimit dhe garantimit të sigurisë juridike mbi pronën.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/