Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme gjatë gjithë vitit me vetëm 5%

Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme kanë mundësi të kryejnë rivlerësimin e pronës së tyre me vlerën aktuale të tregut deri më 31 dhjetor 2026, në zbatim të Ligjit nr. 85/2025. Ky proces u jep qytetarëve mundësinë të përditësojnë vlerën e pasurisë dhe të sigurojnë që tatimi të përllogaritet sipas çmimeve reale të tregut.
 
Rivlerësimi mund të kryhet në dy mënyra: përmes një eksperti të licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ose përmes drejtorive vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi. Tatimi i rivlerësimit është 5% e diferencës midis vlerës së përftuar nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme sipas aktit të fundit të regjistruar në ASHK, si kontratë shitjeje, trashëgimi, dhuratë, heqje dorë apo rivlerësimi i mëparshëm.
 
Në këtë proces, për ndërtesat merret për bazë çmimi i referencës, ndërsa për tokën përdoret çmimi sipas hartës së vlerave. Të gjitha kërkesat për rivlerësim duhet të dorëzohen brenda afatit, jo më vonë se 31 dhjetor 2026.
Aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Rivlerësimi i pasurisë” dhe duke shtuar shërbimin “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”. Në rastet kur rivlerësimi është kryer nga ekspert i licencuar, qytetari duhet të bashkëngjisë në aplikim aktin e vlerësimit dhe kopjen e licencës së ekspertit.
 
Procesi i aplikimit në e-Albania është i thjeshtë: qytetari identifikohet në portal, zgjedh shërbimin përkatës, konfirmon që përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin, përzgjedh pasurinë që do të rivlerësojë, ngarkon dokumentet përkatëse (kur është e nevojshme), zgjedh drejtorinë vendore që administron zonën ku ndodhet pasuria dhe në fund dërgon aplikimin.
 
Tarifa e shërbimit nuk është fikse për të gjithë, por varet nga shuma e tatimit që rezulton nga rivlerësimi. Për tatim deri në 150,000 lekë tarifa është 3,500 lekë; për tatim nga 150,001 deri në 300,000 lekë tarifa është 7,000 lekë; ndërsa për tatim mbi 300,001 lekë tarifa është 10,000 lekë. Pas përllogaritjes ose verifikimit të rivlerësimit, ASHK përcakton tarifën përkatëse dhe e përfshin në faturë.
 
Pas trajtimit të kërkesës, fatura i dërgohet qytetarit në profilin e tij në e-Albania. Pagesa mund të kryhet online ose duke shkarkuar mandatin për pagesë pranë postës apo bankave të nivelit të dytë.
Për ilustrim, në rastin e një apartamenti 47 m² të privatizuar në vitin 1994, me vlerë të përditësuar sipas referencës 2026 prej 3,155,110 lekësh dhe vlerë historike 783,208 lekë, tatimi i rivlerësimit rezulton rreth 118,595 lekë. Ndërsa për një banesë 138 m² me 500 m² truall, me vlerë aktuale 53,349,324 lekë dhe vlerë sipas kontratës 40,000,000 lekë, tatimi rezulton rreth 667,466 lekë.
 
Në thelb, rivlerësimi përllogaritet sipas formulës së thjeshtë: (Vlera aktuale sipas referencës – Vlera e blerjes) × 5%. Nëse prona është privatizuar, merret kostoja historike e regjistruar në kadastër; nëse është blerë me kontratë, merret vlera e kontratës së fundit të regjistruar.
 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/