Drejt përfundimit regjistrimi fillestar në 108 fshatra, nga Elbasani në Vermosh

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po shkon drejt përfundimit të procesit të regjistrimit fillestar në 108 fshatra, të shtrira nga Elbasani deri në Vermosh, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë juridike mbi pronën në vend.

Puna në terren është përmbyllur me sukses. Çdo parcelë është matur, çdo objekt është pasqyruar dhe dokumentacioni i pronësisë është administruar në bashkëpunim të ngushtë me banorët e zonave përkatëse.

Në përputhje me përcaktimet ligjore, gjatë fazës së afishimit, të dhënat janë bërë publike pranë njësive administrative, drejtorive vendore të ASHK-së, si edhe në platformën e Regjistrimit Fillestar në ashk.gov.al, duke garantuar transparencë dhe akses për qytetarët.

Brenda muajit qershor, të 108 fshatrat do të pajisen me regjistër kadastral të plotë, një zhvillim konkret që kontribuon në konsolidimin e të drejtave të pronësisë dhe avancimin e reformave në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

*Ky material është përgatitur në kuadër të Agjendës së Reformave të Shqipërisë 2024–2027. Përmbajtja është përgjegjësi e ASHK-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/