Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

Në bashkëpunim me UNOPS, kemi nisur fazën teknike të digjitalizimit të plotë të hartave kadastrale fizike, planshetave, në kuadër të projektit #EU4PropertyRights, financuar nga Bashkimi Europian.

Ky proces shënon një nga hapat më të rëndësishëm në krijimin e kadastrës digjitale, duke plotësuar kalimin nga dokumentacioni fizik në një sistem të integruar digjital të menaxhimit të të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme.Digjitalizimi kryhet nëpërmjet një metodologjie të strukturuar teknike, e cila kalon nëpër pesë faza të njëpasnjëshme:

  1. Inventarizimi — katalogimi i hartave fizike ekzistuese dhe vlerësimi i gjendjes së tyre
  2. Skanimi — kapja digjitale e çdo planshetë me cilësi të lartë
  3. Gjeoreferimi — vendosja e koordinatave gjeografike të sakta mbi çdo hartë
  4. Digjitalizimi — konvertimi i elementeve grafike në të dhëna vektoriale të përdorshme
  5. Ngarkimi në sistem — integrimi i të dhënave në sistem

Qëllimi përfundimtar është ruajtja, standardizimi dhe administrimi afatgjatë i dokumentacionit kadastral, në përputhje me standardet bashkëkohore europiane.

Gjatë procesit të digjitalizimit, në zonat kadastrale përkatëse do të pezullohen përkohësisht — për një periudhë 21-ditore — shërbimet që kërkojnë ndërhyrje direkte në hartën fizike.Kjo masë është e domosdoshme për të garantuar integritetin e procesit të inventarizimit dhe saktësinë e dokumentacionit kadastral gjatë fazës së konvertimit.

Në vijim do të publikojmë për qytetarët informacion të detajuar mbi zonat kadastrale që do të përfshihen në procesin e digjitalizimit dhe afatet përkatëse.

Në përfundim të procesit, harta kadastrale digjitale do të marrë statusin e dokumentit zyrtar teknik — mbi bazën e të cilit do të ofrohen të gjitha shërbimet kadastrale dhe do të administrohen të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin.

Ky ndryshim shënon një moment kthese në mënyrën si shteti shqiptar administron dhe garanton të drejtën e pronës. Digjitalizimi i hartave kadastrale kryhet në kuadër të  projektit #EU4PropertyRights, I cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNOPS, me synimin e forcimit të sigurisë juridike të pronës, rritjes së transparencës institucionale dhe modernizimit të plotë të infrastrukturës kadastrale shqiptare.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/