Përfundon regjistrimi fillestar në 118 zona kadastrale, një tjetër hap i rëndësishëm në reformën e kadastrës dhe integrimin europian

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përmbyllur me sukses procesin e regjistrimit fillestar në 118 zona kadastrale, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në reformën e kadastrës dhe në përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Ky proces përbën një nga sipërmarrjet më të rëndësishme të ndërmarra për ndërtimin e një regjistri kadastral të plotë, të saktë dhe të unifikuar në të gjithë territorin e vendit. Me përfundimin e regjistrimit fillestar në këto 118 zona kadastrale, mbi 95% e territorit të Republikës së Shqipërisë është tashmë e mbuluar me regjistër kadastral, duke shënuar një progres të rëndësishëm në modernizimin e administrimit të pronës.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe ka përfshirë të gjitha fazat teknike dhe administrative.

Krijimi i këtyre regjistrave përforcon sigurinë juridike mbi pronën, rrit transparencën në administrimin e saj dhe konsolidon transformimin digjital të shërbimeve kadastrale.

Lista e plotë e 118 zonave kadastrale ku ka përfunduar regjistrimi fillestar e gjeni më poshtë:


📋 Lista e zonave të përfunduara me Regjistrimi Fillestar

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/