Përfundon digjitalizimi i kartelave të pasurisë!

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar me sukses digjitalizimin e rreth 4.3 milionë kartelave të pasurisë në të gjithë territorin e vendit, duke realizuar një nga objektivat e përcaktuar në Agjendën Kombëtare të Reformave në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të gjitha kartelat e pasurisë administrohen në format elektronik dhe janë plotësisht të integruara në sistemin kadastral, duke shënuar një transformim të rëndësishëm në mënyrën e administrimit të të dhënave të pronësisë.

Ky investim ridimensionon proceset e punës në ASHK, duke mundësuar trajtim më të shpejtë të aplikimeve, reduktim të procedurave manuale, rritje të efikasitetit administrativ dhe zgjerim të mundësive për ofrimin e shërbimeve të automatizuara për qytetarët dhe bizneset.

Çdo kërkesë për pajisje me kartelë pasurie përpunohet tashmë drejtpërdrejt në sistemin elektronik nga specialistët e ASHK-së, pa qenë e nevojshme konsultimi i regjistrave fizikë. Kjo ul ndjeshëm kohën e shqyrtimit të aplikimeve dhe minimizon riskun e gabimeve gjatë përpunimit të të dhënave.

Njëkohësisht, çdo regjistrim apo transaksion mbi pasurinë pasqyrohet menjëherë në regjistrin kadastral elektronik, duke garantuar transparencë, gjurmueshmëri dhe siguri juridike më të lartë për të drejtat e pronësisë.

Përfundimi i digjitalizimit të kartelave të pasurisë përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e administrimit kadastral dhe në përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Reformave për integrimin evropian. Ky proces krijon bazat për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve plotësisht digjitale dhe rrit cilësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë e shërbimeve që ASHK ofron për qytetarët dhe biznesin.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/