Udhërrëfyesi për Digjitalizimin lehtësi dhe përfitime të shumta për qytetarët

Në kuadër të angazhimit institucional për përmbushjen e objektivave të përcaktuara në Agjendën Kombëtare të Reformave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është hartuar dhe miratuar Udhërrëfyesi për Digjitalizimin e Kadastrës për periudhën 2025–2028. Ky dokument strategjik përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të pronës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe biznesin.

Hartimi dhe miratimi në kohë i Udhërrëfyesit shënon përmbushjen e një prej masave të Agjendës Kombëtare të Reformave, për të cilën Shqipëria ka përfituar edhe mbështetje financiare në kuadër të procesit të integrimit europian. Ky zhvillim konsolidon më tej transformimin digjital të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe vendos themelet për një administrim modern, transparent dhe efikas të pronës.

Udhërrëfyesi përcakton një kornizë të qartë planifikimi, zbatimi dhe monitorimi për procesin e digjitalizimit të shërbimeve kadastrale, me fokus të drejtpërdrejtë përfitimet konkrete për qytetarët. Përmes këtij procesi synohet reduktimi i kohës së pritjes, ulja e procedurave burokratike dhe rritja e sigurisë juridike mbi pronën.
 
Çfarë do të ndryshojë për qytetarët?

Zbatimi i Udhërrëfyesit për Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale do të sjellë një sërë përmirësimesh konkrete:

Regjistër kadastral i plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë
Digjitalizimi i plotë dhe përfundimi i regjistrimit fillestar mundëson që çdo pasuri të jetë e identifikuar dhe e regjistruar saktë, duke shmangur mbivendosjet dhe pasaktësitë.

Dokumentacion pronësie i digjitalizuar

Digjitalizimi i arkivës kadastrale siguron ruajtjen dhe administrimin elektronik të dokumentacionit të pronës, duke eliminuar rrezikun e humbjes së dokumenteve, rrit saktësinë e të dhënave dhe lehtëson aksesin e qytetarëve në informacionin e tyre pronësor.

Shërbime më të shpejta dhe më cilësore
Digjitalizimi i proceseve do të ulë ndjeshëm kohën e trajtimit të aplikimeve dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Shërbime të automatizuara për qytetarët
Një pjesë e shërbimeve ofrohen në mënyrë të automatizuar, pa ndërhyrje njerëzore, duke u gjeneruar menjëherë në llogarinë e qytetarit në portalin e-Albania.

Lehtësim procedurash për biznesin dhe investitorët
Përmirësimi i aksesit në të dhënat kadastrale dhe digjitalizimi i proceseve lehtëson procedurat për bizneset, investitorët dhe grupet e interesit, duke krijuar një klimë më të favorshme për zhvillim ekonomik.

Përmes këtij Udhërrëfyesi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës po ndërton një sistem modern, të besueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, duke e bërë administrimin e pronës më transparent, më të shpejtë dhe më të sigurt.
 

*Ky material është përgatitur në kuadër të Agjendës së Reformave të Shqipërisë 2024–2027, në zbatim të Facilitetit të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi e institucionit Agjencia Shtetërore e Kadastres dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian apo Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/