SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

 AGJENCIA SHTETËRORE E KADASTRËS
DREJTORIA E PËRGJITHSHME

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, të Urdhrit nr.110, datë 16.07.2024 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, i ndryshuar me urdhrin nr. 147, datë 01.08.2024, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Vlorë (8)

Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri; Arkitekturë; Gjeoinformatik, Juridik kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (6), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Tiranë Veri (4)

Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatik, Juridik kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatik, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (1), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Tiranë Jug (4)

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatik, Juridik kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (2), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Tiranë Rurale 1 (2)

Specialist (1), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (1), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Tiranë Rurale 2 (5)

Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Specialist (3), në profilin: Jurist, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

  1. Në Drejtorinë e ASHK, Kamëz-Vorë (2)

Specialist (2), në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë, kategoria: IV-2. Niveli minimal i diplomës ” Bachelor “.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, në profilin e kërkuar, dhe në nivelin minimal të përcaktuar më sipër sipas pozicionit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);

  • Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion

  • Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.

  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.

  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

a) Kërkesë/letër interesi, për pozicionin dhe Drejtorine Vendore për të cilin është i interesuar kandidati.

b)Jetëshkrim (CV)

c)Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;

d)Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e)Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f)Çertifikatë familjare

g)Vërtetim të gjendjes shëndetësore,

h)Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi);

i)Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).

j)Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore

k)Formularin e dekriminalizimit (Vetem kandidatet per pozicionin Drejtor)

l)Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm

m)Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, në adresën rr. Qamil Guranjaku, Tiranë.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 18.06.2026.

Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 01.07.2026, sektori i burimeve njerëzore do të njoftojë individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail) kandidatët që plotësojnë kriteret, për fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga sektori i burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse (profesionin).

Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 30 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

Kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistën e strukturuar me gojë kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim të paktën gjysmën e pikëve (20 pikë)

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, Rr. “Qamil Guranjaku”, Tiranë. Kandidatët që kualifikohen të marrin pjesë në intervistën me gojë do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve (nëpërmjet adresës së e-mail) mbi datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Shpallja e rezultateve të konkurimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).

Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/