Miratohet vendimi për kompensimin financiar të pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e radhës për kompensimin financiar të pronarëve, pasuritë e të cilëve janë zënë nga ndërtime të legalizuara.

Përmes këtij vendimi, do të trajtohen qindra qytetarë të prekur nga procesi i legalizimit, si nëpërmjet kompensimit financiar, ashtu edhe përmes mundësisë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, vendimi parashikon:

  • 870,762,086.47 lekë fond për kompensim financiar për ish-pronarët;
  • 85,140.35 m² sipërfaqe truall që përfshihet në procesin e kompensimit;
  • 422 prona që trajtohen për kompensim;
  • 349 qytetarë që përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore.

Ky vendim i shërben përmbylljes graduale të proceseve të legalizimit, duke krijuar balancën e nevojshme midis interesit publik, të drejtave të qytetarëve që kanë legalizuar objektet e tyre dhe të drejtave të pronarëve të pasurive të prekura nga këto ndërtime.

Për të rritur transparencën dhe për të lehtësuar aksesin e qytetarëve në informacion, pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, emrat e përfituesve do mund t’i gjeni lehtësisht edhe në platformën online “Përfituesit e parcelës ndërtimore & Subjektet që kompensohen”, të aksesueshme në faqen zyrtare të ASHK-së.

Nëpërmjet kësaj platforme, çdo qytetar do të ketë mundësi të verifikojë në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë, nga shtëpia apo përmes telefonit celular, nëse është përfitues i kompensimit financiar ose nëse përfiton të drejtën për t’u pajisur me parcelë ndërtimore. Publikimi online i të dhënave synon të garantojë transparencë të plotë dhe informim të menjëhershëm për të gjithë subjektet e përfshira në vendim.

ASHK mbetet e angazhuar për të çuar përpara procesin e legalizimit dhe kompensimit, duke ofruar shërbime sa më transparente, efikase dhe të aksesueshme për qytetarët.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/