Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përmbyllur me sukses procesin e regjistrimit fillestar në 118 zona kadastrale, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në reformën e kadastrës dhe në përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Ky proces përbën një nga sipërmarrjet më të rëndësishme të ndërmarra për ndërtimin e një regjistri kadastral të plotë, të saktë dhe të unifikuar në të gjithë territorin e vendit. Me përfundimin e regjistrimit fillestar në këto 118 zona kadastrale, mbi 95% e territorit të Republikës së Shqipërisë është tashmë e mbuluar me regjistër kadastral, duke shënuar një progres të rëndësishëm në modernizimin e administrimit të pronës.
Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe ka përfshirë të gjitha fazat teknike dhe administrative.
Krijimi i këtyre regjistrave përforcon sigurinë juridike mbi pronën, rrit transparencën në administrimin e saj dhe konsolidon transformimin digjital të shërbimeve kadastrale.
Lista e plotë e 118 zonave kadastrale ku ka përfunduar regjistrimi fillestar e gjeni më poshtë:

