SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

                               

Tiranë, më ___/___/2022 

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR

PËR

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:

  1. Në Zyrën Vendore të ASHK-së Mirditë:

Titullar i Zyrës Vendore (1), në profili: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësisë, ekonomisë ose administrimit publik; Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor”.

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Diplomë të nivelit minimal "Master Shkencor", në profilin: Inxhinieri, gjeodezi; drejtësisë, ekonomisë ose administrimit publik, (Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë) dhe, të kenë të paktën 2 (dy) vite punë në profesion
  • Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
  • Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:

  1. Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i  interesuar kandidati.
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Çertifikatë familjare
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
  8. Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi),  
  9. Vërtetim nga  gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
  10. Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
  11. Formularin e dekriminalizimit
  12. Referencë (Rekomandim) nga punëdhënës të mëparshëm
  13. Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  14. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar  jo më parë se  3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t [email protected]

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar,  apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 22.06.2022.

  • Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.

Në datën 29.06.202, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e institucionit, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim :

  • Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe ligjit 20/20;  Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.  i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit"; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar;  Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.

Kliko për të parë dokumentin

Punoi:

I.Dajti

Miratoi:

A.Sina

A.Asqeri

B.Dervishaj

Kopje:

4 (katër)

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: