𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝐈𝐋𝐔𝐑𝐈𝐍 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄 𝐁𝐑𝐄𝐆𝐃𝐄𝐓

𝐓𝐚𝐩𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐞 𝐧𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟏𝟗𝟑𝟐.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Pilur të Himarës, për të vijuar procesin e regjistrimit fillestar të pronave në Bregdet.
Lame: “Përgjithësisht deri tani jemi fokusuar në regjistrimin e pronave në zonën bregdetare, sepse interesi për zhvillim në atë zonë ka qenë më i madh dhe bumi turistik e bënte të domosdoshëm këtë gjë. Regjistrimi në emër të banorëve të këtyre fshatrave mbylli shumë zëra dhe llafe që ishin thënë. Dhe në fakt ka 30 vjet që spekullohet se po na marrin tokat. Vitin e fundit që Kadastra i hyri punës dhe u mor me regjistrimin në fshatrave të Jugut, janë dëgjuar shumë pak llafe, sepse njerëzit panë që realisht u bënë zotër me tapi të tokave të tyre. 𝐍𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐝𝐨𝐥𝐢 𝐪𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐮 𝐛𝐞𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐭𝐞 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐯𝐞”.
Tashmë që ka përfunduar pjesa më e madhe e regjistrimit të fashës Bregdetare, ky proces po zhvendoset në fshatrat e Bregut që gjenden përtej kësaj fashe. Në këtë kategori bën pjesë edhe fshati Pilur, së bashku me tokat bujqësore që i përkasin.
Piluri është një fshat me histori dhe i famshëm për grupin e tij të polifonisë, i dëgjuar në të gjithë botën shqiptare. Këtë vitalitet të tij e shpreh edhe fakti që, fshati jo vetëm që nuk është zbogëluar gjatë periudhës së tranzicionit, por përkundër është zmadhuar duke patur 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟏𝟓𝟎 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐩𝐢.
Kjo zonë mbart probelmatika të shumta në aspektin e pronave. Të gjitha shtëpitë rezultojnë të parregjistruara asnjëherë, me përjashtim të vetëm të 8 prej shtëpive të vjetra që kanë tapi të vitit 1932. Që nga ai vit, asnjë pronë nuk ka dokument pronësie. Gjithashtu në fshat janë ndërtuar edhe rreth 20 shtëpi të reja, edhe ato të përfshira në procesin e legalizimit.
Por problem më i ngatërruar i mbarur nga tranzicioni, është ai i tokës bujqësore dhe i ullishtave. Në fshatin Pilur pjesa dërmuese e familjeve nuk është pajisur me AMTP në vitin 1991, kur u nda toka bujqësore dhe vijonte prej dekadash në këtë situatë. Tejkalimi i këtij ngërçi, mundësohet vetëm përmes zgjidhjes së ofruar me ligjin e ri 20/20, i cili munëson njohjen e pronës së poseduar dhe pajisjen me akte të reja pronësie mbi këtë bazë. 𝐊𝐲 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝟒𝟎𝟎 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐭𝐞 𝐛𝐮𝐣𝐪𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐪𝐞 𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐤𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢.
Takimi u vijua edhe në diskutime të lira me fermerët e fshatit, me qëllim për të shpalosur të gjhta tipologjitë e problematikave të tyre dhe zgjidhjet e ofruara nga Ligji i ri 20/20.
Lame: “Toka me ligjin 7501 siç e dinë të gjithë, ka zona të vendit ku ka funksionuar ligji dhe është ndarë sipas ligjit, kanë marrë tokën sipas ligjit kanë marrë edhe AMTP e famshme. Piluri për fat të keq nuk e ka marrë. Nuk është fshati as i pari as i fundit për këtë situatë. Kemi bredhur ne qindra fshatra të Shqipërisë, por halli i hallit nuk i ngjan. Ka fshatra në Republikë që nuk e kanë marrë AMTP. Kanë shkuar te tokat e gjyshërve. Ka fshatra që e kanë marrë sipas ligjit 7501, por nuk kanë marrë asnjë herë AMTP dhe kam përshtypjen që edhe në Pilur ka familje që nuk e kanë marrë AMTP, që e kanë tokën, por nuk e kanë AMTP, ka situate nga më të ndryshmet. Tani më në fund kemi një ligj që na jep mundësinë të regjistrojmë pronat deri në fund”.
Më pas u vijua me dhënien e dokumentit të pronësisë për një pjesë të shtëpive të fshatit, shumica të ndërtuara që para 150-200 vjetësh.


𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐃𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟎𝟗 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: