Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton nisjen e fazës së Afishimit Publik në kuadër të procesit të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe.
Kjo fazë përfshin 9 fshatra dhe do të zgjasë 45 ditë, gjatë të cilave qytetarëve u vihet në dispozicion dokumentacioni përkatës për verifikim dhe konsultim publik. Konkretisht, gjatë kësaj periudhe janë të publikuara:
- Listat e pronave, me sipërfaqet përkatëse dhe emrat e pronarëve të identifikuar;
- Hartat kadastrale të zonave të përfshira në proces.
Procesi i regjistrimit fillestar po zhvillohet në këto zona kadastrale:
- ZK 1345 – Bzhetë
- ZK 1346 – Bzhetë–Makaj
- ZK 2199 – Kokpapaj
- ZK 2258 – Kozhje
- ZK 2487 – Lohë e Poshtme
- ZK 2668 – Meshqerre
- ZK 3170 – Repisht
- ZK 3697 – Vajush
- ZK 3837 – Vuç-Kurtaj
Në bashkëpunim të ngushtë me banorët e zonës, janë mbledhur të gjitha dokumentet e disponueshme, është kryer evidentimi në terren, si dhe përpunimi ligjor dhe hartografik i materialeve përkatëse, në funksion të garantimit të një procesi të saktë dhe transparent.
ASHK fton të gjithë banorët e këtyre zonave të verifikojnë me vëmendje të dhënat e publikuara gjatë Afishimit Publik. Për çdo pretendim, paqartësi apo nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore ASHK Shkodër.
📍 Rruga për Thethë, Rruga “Gaqo Tashko”, Shkolla e Bashkuar “Kole Martini”, Dedaj
(ZK 1345 Bzhetë, ZK 1346 Bzhetë–Makaj, ZK 2487 Lohë e Poshtme, ZK 3170 Repisht, ZK 3697 Vajush, ZK 3837 Vuç-Kurtaj)
📍 Pranë Njësisë Administrative Kelmend, Tamar
(ZK 2258 Kozhje)
📍 Pranë ish-Shkollës fillore “Agim Haxhia”, Meshqerre
(ZK 2668 Meshqerre, ZK 2199 Kokpapaj)

