Nis faza e afishimit publik për regjistrimin fillestar në 5 fshatra të Bashkisë Has

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton nisjen e fazës së afishimit publik për regjistrimin fillestar në pesë fshatra të Bashkisë Has, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të procesit të regjistrimit të pronës dhe garantimit të sigurisë juridike për banorët e zonës.
Gjatë kësaj faze, për banorët e zonave përkatëse janë vënë në dispozicion:
  • Listat e pronave, ku pasqyrohen sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar;
  • Hartat kadastrale të zonave të përfshira në procesin e regjistrimit fillestar.
Zonat kadastrale ku po zhvillohet afishimi publik:
  • ZK 2463 – Liqeni i Kuq, Njësia Administrative Fajzë
  • ZK 3911 – Zgjec, Njësia Administrative Golaj
  • ZK 2983 – Plani i Pates, Njësia Administrative Golaj
  • ZK 2950 – Perollaj, Njësia Administrative Golaj
  • ZK 1278 – Brenogë, Njësia Administrative Fajzë
Procesi i regjistrimit fillestar po realizohet pas verifikimit në terren, mbledhjes së dokumentacionit ligjor dhe përpunimit hartografik, në bashkëpunim të ngushtë me banorët e zonës, me qëllim garantimin e një procesi të saktë, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës fton banorët e këtyre zonave që gjatë fazës së Afishimit Publik të verifikojnë me kujdes të dhënat e publikuara. Për çdo paqartësi, pretendim apo nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim:
  • pranë zyrës ku është realizuar afishimi publik, ose
  • pranë Drejtorisë Vendore ASHK Kukës.
Vendndodhjet e Afishimit Publik:
  • Godina e Njësisë Administrative Golaj, Bashkia Has
  • Godina e Njësisë Administrative Fajzë, Bashkia Has
Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik dhe mbylljes së procesit të regjistrimit fillestar, banorët do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit zyrtar e-Albania.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë juridike të pronës, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
 
 

Ju sugjerojmë të lexoni edhe:

https://inozem.bsuedu.ru/

https://academy.colorescience.com/

https://soundrivers.org/a-sound-river/

https://app.brainy.gr/

https://revistas.ucsf.edu.ar/

http://inscripciones.upnech.edu.mx/

https://journals.ontu.edu.ua/

https://periodicos.faex.edu.br/

https://mypage.tam.ne.jp/

https://hs.zrc-sazu.si/