𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊, 𝐙𝐊 𝟐𝟓𝟏𝟖 𝐋𝐔𝐊𝐎𝐕𝐄-(đđ„đ„đšđ€đź 𝟏 𝐃𝐇𝐄 𝟐), 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐒𝐀𝐑𝐀𝐍𝐃𝐄

NĂ« kuadĂ«r tĂ« regjistrimit fillestar tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« DVASHK, Sarande, Kadastra Shqiptare njofton: Pas pĂ«rfundimit tĂ« punimeve fushore dhe administrimit tĂ« dokumentacionit shtetĂ«ror pĂ«r aktet e pronĂ«sisĂ« nĂ« ZonĂ«n Kadastrale 2518 fshati LukovĂ«, Bashkia Sarand, Ă«shtĂ« pregatitur regjistri kadastral pĂ«r kĂ«tĂ« zonĂ«, Blloku 1 dhe 2, ku rezultojnĂ« 1105 pasuri tĂ« paluajtshme. NĂ« zbatim tĂ« Urdhrit Nr.1081 dt. 16.06.2021, tĂ« Drejtorit tĂ« drejtorisĂ« vendore tĂ« ASHK-sĂ« SarandĂ«, prej datĂ«s 21.06.2021 fillon konsultimi publik i tĂ« dhĂ«nave tĂ« regjistrimit fillestar pĂ«r ZK.2518 LukovĂ«-(Blloku 1dhe 2). Konsultimi publik pĂ«r kĂ«to pasuri do tĂ« kryhet pĂ«r njĂ« periudhĂ« kohore 45 ditore dhe 𝐝𝐹 𝐭𝐞 đ©đžđ«đŸđźđ§đđšđŁđž 𝐩𝐞 𝐝𝐭 𝟎𝟒.𝟎𝟖.𝟐𝟎𝟐𝟏. GjatĂ« kĂ«saj periudhe, nĂ« zyrĂ«n e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronĂ«sie si dhe çdo pretendim apo ankesĂ« nĂ« lidhje me tĂ« dhĂ«nat e pronĂ«sisĂ« tĂ« shpallur. Harta kadastrale dhe tĂ« dhĂ«nat e pronĂ«sisĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« afishuara nĂ« zyrĂ«n e informacionit me adresĂ« godina e njĂ«sisĂ« administrative LukovĂ«, si dhe nĂ« faqen e internetit www.ashk.gov.al

NĂ« rast se, pas konsultimit tĂ« hartĂ«s kadastrale, do tĂ« keni paqartĂ«si apo ankesa mund tĂ« shkruani pĂ«r sqarime pranĂ« adresĂ«s tonĂ« email: [email protected]

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DV.ASHK Sarandë . Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: