Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët se është publikuar lista e përfituesve të parcelës ndërtimore, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 546, datë 01.10.2025.
Nëse emri juaj figuron në këtë listë, ju keni të drejtën të përfitoni dhe më pas të regjistroni në pronësinë tuaj parcelën ndërtimore ku ndodhet objekti i legalizuar, duke bashkuar në një certifikatë të vetme objektin dhe truallin.
Si të përfitoni parcelën?
Për t’u pajisur me faturën për pagesën e parcelës ndërtimore, duhet të dërgoni një e-mail në adresën: [email protected], duke përfshirë informacionin e mëposhtëm:
- Emrin, atësinë dhe mbiemrin e përfituesit;
- Adresën e saktë dhe një numër kontakti;
- Një kopje të vendimit të legalizimit ose certifikatën e pronësisë së objektit.

