Tirane me 01/09/2022
SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR
PËR
VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS
Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:
- Specialist (3) në profilin: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni, Inxhinieri Telekomunikacioni. Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës "Master Profesional", (Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë), në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK Tiranë
- Specialist (10) në profilet: "Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni, Inxhinieri Telekomunikacioni. Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor", në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
- Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
- Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, në profilin e kërkuar, dhe në nivelin minimal të përcaktuar më sipër sipas pozicionit. (Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi);
- Kandidatët për pozicionin “Specialist” duhet të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit;
- Të mos kenë masë disiplinore largim nga puna në fuqi.
- Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
- Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë familjare
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi);
- Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor penal).
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
- Formularin e dekriminalizimit (Vetem kandidatet per pozicionin Drejtor)
- Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
- Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t.
Të gjithë kandidatet që kanë aplikuar më parë për këto pozicione nëpërmjet emailit duhet te ridergojne dokumentacionin nepermjet protokollit zyrtar referuar afateve dhe mënyrës së përcaktuar në këtë shpallje.
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 19.09.2022.
- Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Në datën 28.09.2022, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).