V E N D I M PËR KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT, TË POSEDUESVE TË NDËRTIMEVE PA LEJE NË RASTET E FATKEQËSISË NATYRORE

VKM “Për kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të poseduesve të ndërtimeve pa leje në rastet e fatkeqësisë natyrore” është miratuar nga Këshilli i Ministrave  në mbledhjen e datës 27.12.2022.

Miratimi i VKM “Për kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të poseduesve të ndërtimeve pa leje në rastet e fatkeqësisë natyrore” paraqet rëndësi të veçantë, pasi nëpërmjet tij percaktohen rregulla, kushtet/kriteret dhe mënyra e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që kanë pësuar dëmtime në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kjo është risi e ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, pasi në ligjin e mëparshëm nr.9482, datë 3.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (aktualisht i shfuqizuar), nuk ka qene parashikuar rregullimi i këtyre rasteve.

Nëpërmjet miratimit të këtij projektakti, do ti jepet zgjidhje në të ardhmen rasteve të trajtimit të subjekteve posedues të ndërtimeve pa leje që pësojnë dëmtime në rastet e fatkeqesive natyrore, duke siguruar mbrojtje ligjore për këtë kategori, sipas parashikimeve të legjislacionit për strehimin social, ose nga programet e rindërtimit të parashikura në legjislacionin për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore,(Akt normativ nr.9, datë 16.12.2019 “Për perballimin e pasojave të fatkqësisë natyrore” dhe akteve të dala në zbatim të tij).
Në përfundim, nëpërmjet këtij vendimi iu jepet mundësia subjekteve posedues të ndërtimeve pa leje që kanë pësuar dëmtime nga fatekeqesite natyrore, për te perfituar, sipas legjislacionit për strehimin social, ose nga programet e rindërtimit të parashikura në legjislacionin për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, duke u mundësuar kesaj kategorie subjektesh realizimin e të drejtave civile që lidhen me strehimin.


Kliko për të parë dokumentin

You May Also Like