𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐄𝐑 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐔𝐋𝐓𝐈𝐌 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊, 𝐙𝐊 𝟖𝟓𝟐𝟒, 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐈𝐀 𝐄𝐋𝐁𝐀𝐒𝐀𝐍

EDHE KALAJA E ELBASANIT ME PRONARE TE LIGJSHEM

Kalaja e Elbasanit është ndërtuar në kohën e Perandorisë Romake rreth 2000 vjet më parë në formën klasike të kalave romake me forme katrore. Pas rrënimit gjatë dyndjeve barbare, ajo u rindërtua tërësisht nga sulltan Mehmeti II në vitin 1466 gjatë luftrave me Skënderbeun. Pas disa shekujsh si kala garnizoni, ajo dalëngadalë u kthe në zonë banimi dhe erdhi në shekullin e XX tërësisht e banuar kryesisht me banorë ortodokse që njihet si Lagja Kala. Brenda saj janë një numër banesash monument kulture si edhe disa kisha dhe xhami. Gjithashtu Brenda territorit të saj është edhe ndërtesa e Shkollës Normale të hapur në vitin 1908.
Të gjitha pronat e Lagjes Kala tashmë po i nënshtrohen procesit të rregjistrimit fillestar në fund të të cilit ata do të pajisen me certifikata pronësie.

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Drejtorinë e Kadastrës Elbasan, Kadastra Shqiptare njofton:

Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 8524 qyteti Elbasan, është pregatitur regjistri kadastral, ku rezultojnë 7572 pasuri të paluajtshme. Ne keto kushte, prej datës 27.07.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.8524 Elbasan-

Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗼 𝘁𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗼𝗷𝗲 𝗺𝗲 𝗱𝗮𝘁𝗲 10.09.2021
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë godina e Kadastra Elbasan, Lagjia 5 Maj, Rruga 28 Nentori, ish godina e Gjykatës, si dhe në faqen e internetit www.ashk.gov.al

𝐊𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐦𝐞𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐞𝐧 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞
https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/08/ELBASAN.pdf

Qytetaret të cilët gjenë emrin në listën e më poshtme, janë të lutur të verifikojnë, pronën e tyre nëse është trajtuar realisht sic ata e prentodojnë. Në list gjendet vetëm emri i njërit prej anëtarëve të familjes, gjë që nuk i përjashton anëtarët e tjerë

𝐊𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐦𝐞𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐙𝐊.𝟖𝟓𝟐𝟒
https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/08/Lista-per-Afishim-ZK-8524-Elbasan.xlsx

Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: [email protected]

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë Kadastrës Elbasan .
Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: