Fillimi konsultimit publik, ne zonën Kadastrale 3844 fshati Vuno, Bashkia Himarë

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në DVASHK, Vlorë, Kadastra Shqiptare njofton:

Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 3844 fshati Vuno, Bashkia Himarë, është pregatitur regjistri kadastral për këtë zonë, Blloku 1 dhe 2, ku rezultojnë 860 pasuri të paluajtshme. Në vijim të Urdhrit Nr.10400/1 dt. 03.22021, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Vlorë, prej datës 05.08.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për 3844 fshati Vuno-(Blloku 1dhe 2). Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë më dt.18.09.2021.

Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.

Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë zyra e informimit publik Vuno, si dhe në faqen e internetit www.ashk.gov.al 

 

Qytetaret të cilët gjejnë emrin në listën e më poshtme, janë të lutur të verifikojnë, pronën e tyre nëse është trajtuar realisht sic ata e pretendojnë. Në listë gjendet vetëm emri i njërit prej anëtarëve të familjes, gjë që nuk i përjashton anëtarët e tjerë, në rast se do të keni paqartësi mund të paraqiteni në zyrën e afishimit public

Në linkun https://apps.kadaster.al/lf/vuno/ mund të konsultoheni online me hartën kadastrale të produktit të fazës së parë të regjistrimit fillestar blloku 1 dhe 2 ZK 3844 Vuno.

Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale, do të keni paqartësi apo ankesa mund të interesoheni pranë zyrës së afishimit publik në Dhërmi ose të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: 

KONSULTIM.PUBLIK@ASHK.GOV.AL

 

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DVASHK Vlorë.

Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: